Miratohet fondi/ Ja si do ndahen 1 mln $ për të prekurit nga tërmeti!

22 Shtator 2019, 22:29

TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot pasdite vendimin për fondin 1 milion dollarë për t’u ardhur në ndihmë të gjithë familjeve të prekura nga lëkundjet e tërmetit një ditë më parë. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se 20% e fondit (200 milion lekë) do të shkojë në formë solidariteti për qytetin e Durrësit, i cili po ashtu u prek nga tërmeti.

“Sot po kalojmë një fond prej 1 milion dollarësh të ndarë 80% për qytetin e Tiranës, por në mënyrë simbolike vendimi i parë është për 20% të këtij fondi, pra 200 milionë lekë, për qytetin e Durrësit, në ndihmë të koleges sonë atje, që ka një sfidë akoma më të madhe. E fillon mandatin me një sfidë të jashtëzakonshme, me tërmet në qytetin e saj, kështu që do të doja shumë që t’i gjendeshim pranë Valbonës dhe vëllezërve e motrave në Durrës”, theksoi Veliaj