Miratohet për 10 vite “Plani i Menaxhimit të Butrintit” nga Këshilli i Trashëgimisë Kulturore

5 Qershor 2020, 14:34 | Përditesimi i fundit: 2020-06-05 14:39:19

Këshilli Kombërtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar online gjashtë muaj pas prezantimit të draftit, “Planin e menaxhimit të integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit” , që për dhjetë vjet menaxhohet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Një vendim ky i marrë, pas diskutimeve të shumta nga specialistët e trashëgimisë, gjatë periudhës së pandemisë, në datë 10 prill të 2020 nga anëtarët e Këshillit Elva Margariti (ministre e Kulturës), Gjet Ndoj (drejtor i pol.të zhvillimit  të kulturës pranë MK), Kozeta Angjeliu (dr, i Zhv. të programeve të kulturës, pranë MK), Arta Dollani (drejtoreshë e Institutit të Monumenteve të Kulturës), Agron Islami (përfaqësues i IMK-së), Mariglen Meshini (përfaqësues i Institut të Trashëgimisë Kulturore), Entela CCipa (sekretare e përgjithësime në MK), Silva Breshani (Dr e Ins.të regjistrimit të pasurive kulturore), Luan Përzhita (drejtor i Institutit të Arkeologjisë), Belisa Muka (kërkuese në Institutin e Arkeologjisë), Iris Pojani (përf, e FHF, Universiteti i Tiranës), Lorenc Bejko ( përf.i FHFm UT), Adelina Greca ( Drejtore e përgjithshme e AKPT).Drejtori i Institut të Arkeologjisë Luan Përzhita përmes një bisede telefonike për “ReportTV”, shprehet se janë reflektuar të gjitha ato pika që janë diskutuar nga specialistët e trashëgimisë, mbi kërkimet shkencore, asestet dhe laboratorët apo edhe hapësirat  e tjera, që kanë të bëjnë me ekspeditat arkeologjike. Ndërsa, mbarëvajtja e këtij plani do të sigurohet edhe nga ministria e Kulturës, Elva Margariti, e cila është drejtuese e planit të integruar të Menaxhimit.