Miratohet pr/ligji për ‘Metrologjinë’! Shtohen kontrollet ndaj pompave të naftës dhe gazit për të shmangur shkeljet

15 Tetor 2020, 20:57

Pompat e naftës dhe të gazit nëpër karburante do të kontrollohen disa herë në vit nëse kryejnë shkelje në sasinë e produktit që tregtojnë. Kuvendi miratoi projektligjin për metrologjinë që synon të garantojë më shumë siguri për qytetarët që blejnë karburant dhe gaz.