Miratohet projektbuxheti 2021, me rritje ekonomike 5.5%! Në total pritet të mblidhen 479 mld lekë

20 Tetor 2020, 14:53

Qeveria miratoi në një mbledhje të posaçme Projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, që do të jetë 32.5 miliardë leke me shume se buxheti 2020. Vëmendje e veçantë i është kushtuar shëndetësisë, arsimit e rindërtimit. Ndërkohë që parashikohet rritje ekonomike 5.5 %, dhe të ardhurat totale në nivelin e 479 mld lekë.