Miratohet sërish zgjerimi i Tomorrit, Klosi: Guroret në filtër, rrezikohet edhe uji në Berat

3 Shtator 2019, 19:59 | Përditesimi: 3 Shtator 2019, 19:59

TIRANE-Këshilli Kombëtar i Territorit diskutoi dhe miratoi pasditen e së martës vendimin për zgjerimin e Parkut Kombëtar të Tomorrit. Sipërfaqja e Parkut Kombëtar të Tomorrit ishte rreth 24 mijë e 800 ha dhe u zgjerua me rreth 1.400 ha duke shkuar mbi 26 mijë ha. Pak përpara nisjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit, ministri Klosi bëri një deklaratë për mediat. Ai u shpreh se beteja vijon dhe se 10 guroret që kundërshtojnë vendimin do të kalojnë në filtër për aktivitetin e tyre.

"Jemi para vendimit të Këshillit Kombëtar të rregullimit të Territorit, në fakt për të korrigjuar një gabim që do të thoja ka plot gjëra korruptive në të. Vendimi i  Sali Berishës në 2012 kur  ka shpallur zonë të mbrojtur malin e Tomorrit  ka përjashtuar në mënyrë abuzive këtë zonë, e cila më pastaj u krijua si gangrenë, për të gjithë zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit, ku na kërkohet tashmë të rikuperojmë një gabim që në qoftë se 7 vite më parë do ishte bërë në mënyrë të ndershme nga specialistë apo nga politika e asaj kohe, sot do të kishim një zonë të mbrojtur, një mal me vlera të mëdha ekonomike, në qoftëse gurorët nuk do të funksionojnë.

r.k./Shqiptarja.com