Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë vendimin për dhënien e shpërblimit për pensionistët me rastin e festave të fundvitit dhe çekun e bebeve. Lajmin e ka konfirmuar vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale i cili thekson se kjo është pakoja e qeverisë për çdo pensionist në vend. Shpërblimi për çdo pensionist do të jetë 50 dollarë.
Ndërkohë që një tjetër lajm i mirë është edhe miratimi me vendim të qeverisë i çekut për bebet e lindura pas 2019-ës. Për fëmijën e parë qeveria do japë 400 $, 800 i dyti dhe 1200 dollarë nëse është fëmija i tretë i lindur.
Postimi i Ramës:
Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD) dhe çekun e bebeve të 2019 (400USD fëmija i parë - 800 i dyti - 1200 i treti). Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin.
Miratohet shpërblimi i pensionistëve për Vitin e Ri dhe çeku i bebeve
No videos found.