Mirditë, banorët e Fanit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të HEC-it: Rrezikojmë të mbetemi pa ujë

1 Prill 2021, 20:34

Punimet për ndërtimin e një hidrocentrali dhe fabrikes së ujit në zonën e Mirditës,  ka ngritur në protestë burra e gra të fshatrave Thirrë dhe Sang në Njësinë Adminitrative të Fanit.

Kompania “sang1”, sipas tyre ka falsifikuar firmat në dokumentet ligjore që ka dorëzuar në institucionet shtetorore për të siguruar lejen e ndërtimit të hidrocentralit (Thirrë-Sang), dhe fabrikës së ujit të pishëm (Krazhna).