Mirditë, shkëmbi bie në oborrin e shtëpisë, nuk ka persona të lënduar

4 Shkurt 2021, 09:34 | Përditesimi i fundit: 2021-02-04 14:49:21

Pesë anëtarë të familjes Lesi në fshatin Katund i Vjetër në Mirditë shpëtuan për mrekulli, pasi një shkëmb i përmasave të mëdha u shkëput nga mali dhe ra fare pranë banesës së tyre.

Ngjarja ndodhi gjatë natës dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi guri i përmasave të mëdha ndaloj pak centimetra para se të përplaset me murin e shtëpisë.