Mirditori: 'Populli nuk ikën nga Tirana pa u larguar Edi Rama, do të rrimë këtu'

16 Mars 2019, 10:40

Edhe pse lideri demokrat Lulzim Basha ende nuk ka dalë nga selia blu, protestues janë mbledhur pra godinës së kryeministrisë, për të nisur tubimin në orën 11:00.

Qytetarë të ndryshëm në protestën e opozitës para kryeministrisë, në prononcime për gazetarët e Report Tv në terren, thonë se nuk do të largohen nga kryeministria deri në largimin e Edi Rama.

"Nuk i shpëton zemëratës së popullit, nuk jemi partiak, thirrja ime është vëllazërore, dëgjoje popullin. Sot diskuton populli thesin e miellit, të jesh i bindur që nuk largohemi nga këtu. Nuk ikim nga Tirana pa rrëzuar Edi Ramën. Populli do të qëndrojë këtu", shprehen ata.

    No videos found.