Mirëdita Mësuese Mësimi 5

22 Prill 2019, 11:41 | Përditesimi i fundit: 2019-05-23 18:36:46

Në këtë pjesë të pestë të “Mirëdita Mësuese” ju do të keni mundësinë të njiheni më mirë me saktësinë e dy fjalëve të dashura për të gjithë ne, Shqipëri dhe shqiptar. Ku gabojmë në shkrimin dhe shqiptimin e tyre? Shprehjet e përditshme, gjithashtu trajtohen me kujdes nga mësuese Anjeza. Format e sakta të përemrave vetorë dhe përdorimi me vend i parafjalëve të rasës emërore do të jenë ndalesa tjetër e kësaj pjese. E në fund mësuesja jonë do të përpiqet të na e bëjë më të lehtë kuptimin dhe përdorimin e fjalëve shqipe, herë-herë të munguara në të folmen tonë e të harruara paksa. “Kontestoj”, “deçiziv”, “definitiv”, “definitivisht”, “talent” dhe “çast” janë të përzgjedhurat për sot.