Mirela Kumbaro interpreton poezinë ‘Kush vallë më shpëtoi' të Tasim Gjokutaj

30 Mars 2020, 10:17 | Përditesimi i fundit: 2020-03-30 10:19:06

Ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka zgjedhur të lexojë këtë herë në hapësinën e librit që dedikon për fëmijët, por jo vetëm, një poezi.

“Kush vallë më shpëtoi", një poezi e Tasim Gjokutaj e shkruar në vitin 1995, që duket edhe kaq aktuale vjen me mesazhin se shume shpejt ditë më të mira do vijnë për globin.