Teksa duhen edhe pak ditë nga nisja zyrtarisht e fushatës elektorale, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur t'i drejtohet shqiptarëve me një mënyrë që nuk pritej.
Ai ka botuar një libër në prag zgjedhjesh. Libri i kryetarit të opozitës titullohet “Misioni Im”. Si duket, nëpërmjet këtij libri, Basha u bën një ftesë publike shqiptarëve që të votojnë kandidaturën e tij për kryeministër. Basha e ka botuar librin në shtëpinë botuese 'Skanderberbeg' në pronësi të kandidatet për deputete të PD në Elbasan, Flutura Açka. Libri ende nuk ka dalë në treg.
