Misteri i 675 mijë $ që pagoi PD për lobim, faktet pa përgjigje dhe 'gropa e zezë' në selinë blu

20 Mars 2019, 21:42

Shpenzimet që Partia Demokratike rezulton të ketë kryer ndaj kompanive lobuese në Shtetet e Bashkuara në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2017, kanë lënë pas dhjetëra pikëpyetje që mbartin hije të forta dyshimi, kundërshti deklaratash dhe fakte të pa kanalizuara nga organet e drejtësisë. Më poshtë po përcjellim një radiografi të plotë mbi këtë çështje e cila në bosht të saj rrotullon 675 mijë dollarë me origjinë të paverifikuar. 
 

Edhe pse kryedemokrati Lulzim Basha ka përsëritur vazhdimisht se forca politike që drejton ka deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve çdo shpenzim elektoral sipas ligjeve në fuqi, duket se nga ana tjetër ka lënë pa përgjigje një sërë llogarish të hapura transparence që e vendosin atë para përgjegjësisë.

Në një kohë kur “selia blu” pretendon se ka paguar vetëm 25 mijë dollarë për kompaninë e lobimit “Muzin Capitol”, kjo e fundit deklaron se ka marrë nga PD fonde që kapin shifrën e 675 mijë dollarëv