I mbushur me mister dhe paqartësi qëndrimi i Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Arsyeja e mosbindjes së Presidentit mbetet ende e paargumentuar nga ana e Presidencës, por në rrugë të tjera mësohet se larg vëmendjes së opinionit publik ka pasur edhe lëvizje në të dyja kampet.
Burime konfidenciale kanë bërë me dije për Report Tv se Presidenti Meta, dy ditë më parë ka kërkuar në një takim Sandër Lleshin, të propozuar nga kryeministri Edi Rama si zëvendësues të Fatmir Xhafës. Zëra pranë opozitës thonë se gjenerali e ka refuzuar këtë takim me argumentimin se “nuk ka pasur asgjë për të diskutuar dhe se mund të takohen kur ai të jetë në postin e Ministrit të Brendshëm”.
Nga ana tjetër, njerëz pranë të besuarit të Ramës për ministër të Brendshëm kanë bërë me dije se, Lleshi ka marrë një ftesë për t’u takuar me Presidentin nëpërmjet një kushëriri të tij, i cili ishte telefonuar nga zyrtarë të Presidencës. Sipas Lleshit, ftesa nuk ishte zyrtare dhe as me protokoll dhe pikërisht kjo ka qenë arsyeja që ai nuk i është përgjigjur pozitivisht. Gjenerali ka kërkuar që ftesa t’i bëhet zyrtarisht, pasi nuk e ka parë si të arsyeshme për të shkuar në një takim informal për të lobuar për dekretimin e tij si ministër i Brendshëm.
Misteri i mosdekretimit/ Përplasja e Metës me Lleshin pas refuzimit të Gjeneralit për t’u takuar?
No videos found.