Misteri i tërheqjes së parave/ Gardisti i humbur rikthehet në Tiranë

12 Maj 2020, 18:55

Detaje te reja nga zhdukja e 27-vjeçarit, nënoficeri i Gardës së Republikës. Në emisionin ‘Pa gjurmë’ një dëshmi e rëndësishme jep shenja jete të Ervin Dergutit, i cili humbi më 27 prill të këtij viti. Sipas dëshmisë më të fundit mësohet se i riu është parë ditën e premte, në fshatin Shëngjergj të Tiranës. Sikundër pretendon ky dëshmitar Ervinin e kanë ndihmuar banorë të zonës duke i dhënë ushqim, ndërsa kishte shfaqur probleme me shëndetin mendor. ‘Disa shokë i kanë dhënë ushqim për të ngrënë, kur është pyetur ai i kishte thënë një emër tjetër dhe se kishte 3 ditë, që kishte shkuar në Shëngjergj dhe ndoshta qëndronte edhe 2-3 ditë, pastaj do kthehej në Tiranë. Arsyen pse kishte shkuar nuk e tregoi ,vetëm tha që do rri 3 ditë dhe me pas na kërkoi një makinë për Tiranë. Më tha që punonte në Gardë, por dukej jo mirë nga gjendja, kishte probleme me shëndetin mendor. Ai ka dashur vetë të iki. Ka pasur të njëjtat rrobe që shfaqen në video. Mori rrugën për tiranë por nuk e di nëse është kthyer apo jo, por nëse është nisur në këmbë i duhet më shumë së 13-14 ore’, tha dëshmitari