Miting dhe protestë, demokratët tubimin kundër Ramës: S'do lejojmë zgjedhjet

24 Qershor 2019, 19:30 | Përditesimi: 24 Qershor 2019, 19:38

E ndërsa PS-ja po zhvillon takimin elektoral në Durrës, në pjesën tjetër të sheshit para bashkisë një grup demokratësh dhe opozitarësh po protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Në krye të protestës janë ish-deputetët e PD-së për këtë qark, kryetari i degës Ferdinand Xhaferri, por edhe përfaqësues të tjerë të opozitës si Agron Duka dhe të tjerë.

r.k./Shqiptarja.com