Mitsubishi në Vlorë del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagosen shoferi dhe shoqëruesja e tij

8 Korrik 2020, 13:19

Një aksident është shënuar mesditën e sotme te rruga e Kalasë në Vlorë. Bëhet me dije se një automjet tip Mitsbushi fouristradë ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur një pemë.