Mjaftojnë pak minuta shi... disa lagje në Vlorë 'pushtohen' nga uji

30 Tetor 2019, 20:34

VLORË- Kanë mjaftuar vetëm disa minuta reshje shiu, që disa lagje në qytetin e Vlorës të përmbyten.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se rruga "Albano", "Romina" dhe zona e Skelës janë përmbytur, çka ka sjellë edhe probleme me qarkullimin rrugor.

Shqiptarja.com sjell video nga rrugët e përmbytura, megjithatë mësohet se punonjësit e Ujësjellës Kanalizime kanë dalë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.