Mjegull e dendur në Qafën e Llogarasë, drejtuesit e automjeteve këshillohen që të lëvizin me kujdes

14 Shkurt 2021, 14:23

#reportTV #lajmeshqip #lajme Një mjegull e dendur ka mbuluar Qafën e Llogarasë, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve. Në zonën e Llogarasë reshjet e borës kanë qenë të shumta, ku trashësia shkon deri në 20 cm. Rruga është e kalueshme edhe pa zinxhirë.Por nga ana tjetër, mëngjesin e sotme në këtë park janë krijuar pamje fantastike, duke e kthyer këtë vend si një destinacion të preferuar, jo vetëm për të dashuruarit në këtë ditë, por edhe për familjarët.