Mjekë e te infektuar kërcejnë nga dritaret/ Cibukaj këndon live nga infektivi

24 Prill 2020, 19:32

Pasditen e sotme është zhvilluar një koncert live para spitalit infektiv në Tiranë. Kënkëtarja Marsela Cibukaj sëbashku me bashkëjetuesin e saj Vitmar Basha kanë kënduar rreth 40 minuta për të prekurit me Covid-19 si dhe për bluzat e bardha. “Kemi bërë shumë koncerte në jetën tonë por kjo ishte vërtetë emocionuese, kemi kënduar nga shtëpia për publikun këto kohë, duke përjetuar këtë situatë si gjithë bota. E ndiejmë si një detyrim moral dhe artistik ndaj stafit të spitalit si dhe të përcillnim dashuri te pacientëve, teksa po luftojnë me këtë virus që ka pushtuar gjithë botën.”- u shpreh këngëtarja për Repolitix