Mjekësia Ligjore ndërpret ekzaminimet për të dënuarit: Spitali i burgut është përshtatur në COVID

30 Prill 2020, 12:52

TIRANE-Instituti i Mjekësisë Ligjore ka ndërprerë aktet e ekspertimeve, ekzaminimeve dhe konsultimet. Report Tv siguroi përgjigjen e mjekësisë ligjore për kërkesat e bëra nga avokatët dhe gjykatat për ekspertiza mjekësore të të dënuarve.

Sipas mjekësisë ligjore, nuk mund të bëjë asnjë akt ekspertimi, pasi spitali i burgut në QSUT është përshtatur në COVID për të dënuarit që janë infektuar. Ndërprerja e ekspertimeve ndikon në vendimet e gjykatave. Shkresa mban datën e dytë ditëve më parë.