Mjekët i kthejnë gjyshin në shtëpi, gjesti prekës i familjarëve

7 Prill 2020, 09:12

TIRANË - Kanë zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për të falënderuar bluzat e bardha që i shëruan nga koronavirusi gjyshin dhe i dhanë gëzimin e pafjalë për ta pasur sërish mes tyre.

Familjarë të një prej pacientëve që ka marrë trajtim në spitalin Infektiv dhe është shëruar ka bërë një gjest prekës për të falënderuar bluzat e bardha që ndihmuan gjyshin e tyre të fitojë betejën me COVID019.

Shënime vendosur ne disa letra shumë ngjyrëshe në formën e fluturave, ku mbajnë të shkruar emrat e mjekëve dhe dedikime e falënderime për ta. 

Vargje mirënjohjeje janë shkruar për profesor doktor Dhimitër Krajën mjekun që u bë shembull duke u rikthyer në detyrë pas 48 vitesh për t'u vënë në frontin e parë kundër COVID-19 krah kolegëve të tij tek Spitali Infektiv. Profesori është një model shprese, pasi edhe pse u prek me koronavirus, ia doli të triumfojë duke u shëruar dhe duke shprehur sërish dëshirën për të shkuar pranë kolegëve. "Ju nuk kursyet as shëndetin e as ditët e pushimit mbas një jete aktive plote përkushtim pranë spitalit ku ju punuar për shumë vite. Jeni idhulli i çdo mjeku. Zoti të bekoftë".

"Të falënderoj që ndihmove gjyshin tim të vijë prapë pranë nesh", është shënimi për doktoreshë Migena Qaton.