Mjekët shqiptarë në Itali, Spiropali u kthehet kritikëve: Pyka që historia i ka qeshur dhe koha i ka flakur

29 Mars 2020, 17:42

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali i cilëson si capak faqezinj të gjithë ata që dolën kundër vendimit të qeverisë për të dërguar mjekë dhe infermierë në Itali në këtë kohë të vështirë nga koronavirusi.

"Mbërritja e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali për të luftuar kundër Covid-19, ka zënë sot faqet kryesore të mediave përtej Adriatikut dhe ka shkaktuar një reagim entuziast në të gjitha nivelet e shoqërisë italiane.