Mjekët shqiptarë nisin nga puna në spitalin e Brescias, Manastirliu: Krenaria jonë, forca jemi me ju!

30 Mars 2020, 12:41

10 mjekët dhe 20 infermierët shqiptarë ndodhen tashmë në spitalin e Brescias, ku i janë bashkuar stafit të bluzave të bardha të Italisë fqinjeMinistria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar në Instagram një video që vetë mjekët kanë reqalizuar teksa ndodhen jashtë spitalit së bashku me trupën e tjerë të mjekëve, që mesa kuptohet nga video, janë në ndarjen e "detyrave" dhe përgjegjësive që do të marrin."Krenaria jonë. 10 mjekët dhe 20 infermierët tanë do të shërbejnë në spitalin e Brescias Forca, jemi me ju", tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.