Mjekimet e gabuara për COVID/Alimehmeti: Vetëm mjeku duhet dëgjuar! Riinfketimet? Jo të rëndësishme

18 Dhjetor 2020, 13:45

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti, në një intervistë për Report Tv ka apeluar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes me mjekimet që marrin kundër COVID.  Ai tha se vetëm mjekët duhen dëgjuar.

"Së pari mjek pacient nuk e zëvendëson dot asgjë, nuk e zëvendëson telefoni. Mjeku merr më tepër informacioni në një pacient në vëzhgim. Pra, mjeku nuk ka objektivitet madhor në këtë drejtim pasi nuk e ka situatën e qartë. E dyta, për shkak të panikut të madh, për shkak të reklamës që i bëhet njerëzit mbajnë disa receta shabllon i kërkojnë këto lloj molekulash, duke e vështirësuar sistemin. Edhe mjeku është vetë pjesë e këtij paniku, edhe pse në nivel më të ulët. Mjeku ta jep mjekimin, farmacisti nuk ka asnjë shans të ta japë mjekimin. Ne bëjmë mjekime jashtë përshkrimit, jashtë protokollit, madje edhe kontrabandë. Këtu faj kanë të gjithë, popullata, mjeku, farmacisti, organet që duhet të kontrollojnë. Zgjidhja është 'mjeku është i duhuri, dëgjojë", u shpreh epidemiologu.

Sa i përket rasteve të riinfektimeve me koronavirus, Alimehmeti deklaroi se kjo nuk është çështje pasi rastet janë shumë pak.

"Deri tani të dokumentuara në nivel globi janë gjashtë raste. Kjo nuk është një çështje. Hong Kongu ishte i pari që e hodhi çështjen e riinfektimit dhe bëri një studim të qartë dhe që në fillim tha se janë persona që nuk janë pastruar ende nga virusi i parë.  Testi është shumë sensitiv por nuk bën dot diferencën nëse është ende funksional. Megjithatë riinfektim do të thotë që mund të futem por imuniteti është aty dhe nuk ka forma aq të rënda", tha Alimehmeti.

Epidemiologu i njohur foli edhe për situatën epidemiologjike në Shqipëri. Ajo u shpreh se ka një incidencë të rritur por më pak njerëz të shtruar në spital.