Mjekja dhe poetja kosovare, Flora Brovina, një mesazh dhe poezi nga karantina për Report TV

15 Prill 2020, 16:03 | Përditesimi i fundit: 2020-04-15 17:32:26

Flora Brovina, një nga figurat më të njohura politike në Kosovë, mjeke, gazetare dhe poete, në një video-mesazh për Report TV, rrëfen sesi është situata e përhapjes së pandemisë CoviD-19 në Kosovë. Zonja Brovina kritikon qëndrimin jo korrekt të qeverisë së Kosovës në marrjen e masave të izolimit dhe për edukimin shëndetësor të popullsisë. Ndërkohë Flora Brovina, duke qenë edhe një nga poetet më të njohura shqiptare, reciton për Report TV nga shtëpia një nga poezitë e saj.