Mjekja e Infektivit apel të rinjve: Ruhuni se COVID-i nuk ka preferenca

2 Gusht 2020, 10:58

Mjekja Migena Qato nga spitali Infektiv apelon të rinjtë që të kenë shumë kujdes dhe të respektojnë masat anti-COVID, pasi sëmundja nuk ka preferenca dhe prek cdo grupmoshë.  "Pandemia është e përmasave që më parë nuk ishim përballuar. Ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta, pasi numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme, dhe jo vetëm kaq, nuk po përballemi me pacientët që ishim mësuar të prisnim, të grupmoshave të treta, delikate me sëmundje shoqëruese.