Mjekja Rudina Papajani krijon ese për COVID -19: "Krijimtaria më shërben të ndihmojë shpirtërisht pacientët"

15 Prill 2020, 18:30

Poetja Rudina Papajani, me profesion mjeke në spitalin e psikiatrisë në Vlorë, i ka kushtuar një ese që të emocionon situatës së krijuar nga pandemia Covid-19. Pasi jep për Report TV një mesazh sensibilizues për të qëndruar në shtëpi, që të mbrojmë jetët tona, poetja Papajani lexon edhe esenë poetike që i dedikohet shpresës për ta luftuar këtë armik të padukshëm që po humbet kaq shumë jetë njerëzish.