Mjekja shqiptare flet nga Hanoveri: Ftohtësia gjermane ka ndikuar për mospërhapjen e koronavirusit

21 Mars 2020, 16:49

Aurora Meta mjeke urgjence, specialiste e mjekësisë  së familjes dhe psikoterapiste në një lidhje për Report Tv nga Hanoveri i Gjermanisë këshillon qytetarët që të merren me pasionet dhe familjen për menaxhimin e ankthit të shkaktuar nga koronavirusi.

 Ajo gjithashtu foli edhe për situatën në përballimin e COVID-19 në Gjermani, ku tha se sistemi shëndetësor është gjithmonë i përgatitur jo vetëm për këtë situatë, por edhe në rast katastrofe natyrore ose edhe gjendje lufte, me 50% më shumë krevate dhe pajisje shëndetësore.