Mjekja shqiptare në Itali për Report Tv: Masat e marra sot nga Shqipëria, të njëjta me ato në Itali! Ruani qetësinë

9 Mars 2020, 17:26

TIRANË- Mjekja shqiptare në Itali, Rubjona Xhani ka dhënë një panoramim të situatës që ndodhet në Itali sa i përket koronavirusit. Duke u ndalur tek masat që janë marrë në Itali, ajo është shprehur se janë krejtësisht të ngjashme me ato që qeveria shqiptare bëri publike ditën e sotme, teksa ka vënë theksin se është shumë e rëndësishme bashkëpunimi me mjekët.