Mjekja shqiptare që po punon në Gjermani për vaksinën kundër COVID-19: Këtu spitali, shkon te pacienti dhe jo e kundërta, ky është çelësi i suksesit!

20 Prill 2020, 15:14

TIRANË- Mjekja e Urgjencës dhe psikoterapistja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg përmes një lidhje live në Report Tv dha lajmin e mirë se 50% e të të infektuarve me koronavirus janë shëruar. Çelësi i suksesit sipas saj është se Gjermania të gjithë rastet e dyshuara me COVID-19 nuk i çon në spital, por spitali shkon tek ta. Pra të gjitha testet u janë bërë në kushte shtëpiake.