Mjekja thirrje qytetarëve: Respektoni masat! Spitalet po mbushen

29 Tetor 2020, 14:02

TIRANË- Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e mjekës së spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, Alma Cani. 

Cani i është referuar rasteve në rritje nga koronavirusi ndaj u bënë thirrje qytetarëve të vendosin maskën, e të ruajnë distancimin social, pasi spitalet po mbushen“Cdo ditë shikojmë raste që po shtohen. Cdo ditë shikojmë shpërndarje të virusit. Cdo ditë po shikojmë numrin e shtuar të pacientëve në spital. Kërkojmë ndihmën tuaj, zbatoni rregullat, bëni kujdes, distancim social e për më tepër maskë. Nuk duam t’iu shikojmë në spital, e për më tepër në terapi intensive. Ndaj, mbani maskën, mbroni jetën tonë, tuaj e të të gjithëve ne”, tha ajo.