Mjeku flet për Report Tv: Ja si duhet të ushqeheni kur infektoheni me Covid19, ka raste kur tamponi del negativ, por pacienti i ka simptomat

15 Tetor 2020, 19:27

Mjeku i familjes, Eduard Bajraktari ka folur për Report Tv, për protokollet Anti-Covid për të karantinuarit në shtëpi.

Ai tha se flasin me telefon me personat e prekur me koronavirus dhe u sugjerojnë gjatë gjithë kohës për ilaçet dhe veprimet që duhet të bëjnë.

"Si mjek familje mbuloj një zonë relativisht të madhe, që është në njësinë numër 4 dhe 3 mijë banorë kemi si ngarkesë dhe në këtë grupmoshë që kemi ne, mbulojmë moshat e mëdha. Aktualisht në grupmoshën time kam 20 familje, të cilat unë i ndjek me telefon nga shtëpia, të cilët janë të karantinuar dhe marrin atë ndihmën për kujdesin. Më te prekurit janë grupmoshat deri në 30-80", tha mjeku.