Mjeku hematolog për Report Tv: Trajtimi me plazmën e gjakut është një alternativë, por s'jep efektet e shpresuara

10 Gusht 2020, 17:31

Trajtimi i pacientëve të infektuar me koronavirus, me plazmën e gjakut të personave që tashmë e kanë kaluar sëmundjen COVID-19, është një alternative, por nuk jep rezultatet e shumë shpresuara. Kështu u shpreh Mjeku hematolog, Arben Ivanaj gjatë një lidhje live për Report Tv. Ai bëri thirrje që të bashkëjetojmë me këtë virus, por duke ruajtur distancimin fizik si dhe duke mbajtur maskën, pasi ende nuk ka asnjë fakt se sa do të zgjasë ky virus.

“Kjo lloj sëmundje nuk ka seleksionime. Deri para 2 muajsh thonim se kjo sëmundje prek moshën e tretë, aktualisht po prek moshën e mesme. Alternativat e trajtimit me plazmën e atyre që kanë kaluar COVID-19 është një ndër alternativat e cila ka demonstruar efikasitetin. Deri më tani ka vetëm një studim Kinës së kjo alternative është efikase. Por nuk është menduar si trajtim alternativ dhe nuk jep rezultatet e shumë shpresuara. Nuk ka të dhëna nëse temperaturat e larta apo të ulëta e influencojnë COVID-19. Ajo që për momentin është thënë se me rritjen e temperaturave COVID-19 është bërë më pak agresiv, por më shumë infektues. Kjo ngelet për tu konfirmuar. Ne mund të bëjmë plazh, të jetojmë jetën e përditshme. Do duhet të mësohemi me këtë infeksion. Ndoshta do zgjasë 6 muaj, ndoshta 2 vite, por duhet të respektojmë distancimin fizik. Të mos afrohemi më shumë se sa duhet. Të vendosim maskë. Është shumë e rëndësishme që ne të mësohemi të jetojmë me këtë infeksion”, tha mjeku Hematolog, Arben Ivanaj.