Mjeku i njohur Sallabanda në Report Tv: Shqiptarët nuk janë të ndërgjegjësuar për rrezikun, ju lutem mbani maskën

27 Gusht 2020, 12:30

TIRANE-Mjeku shqiptar Kita Sallabanda, profesori i neurokirurgjisë në Universitetin Complutense të Madridit ishte i ftuar ditën e sotme në studion e Report Tv në një bisedë me gazetarin Andi Kapxhiu për të folur për situatën e shkaktuar nga koronavirusi në vendin tonë, menaxhimin dhe atë që pritet që të ndodhë në vjeshtë. Mjeku u shpreh i shqetësuar nga ajo që kishte konstatuar nga turi që zhvilloi në Shqipëri. Sipas tij, njerëzit nuk janë të ndërgjegjësuar për rrezikun duke mos respektuar masat.