Mjeku Kalo në Repolitix: Viktimat në Shqipëri s’do kalojnë 0.7% e të prekurve

16 Prill 2020, 22:54

Mjeku Tritan Kalo, anëtar i komitetit teknik të epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi u shpreh në Repolitix se numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri nuk do të jetë më shumë se 0.75-0.9% e të prekurve. "Numri i fataliteteve nuk do ta kalojë 0.75-0.9% e të prekurve. Mortaliteti në të gjithë botën nuk do ta kalojë 1.5%" tha ai. Por si është situata aktualisht në gjykimin e mjekut të njohur, që është cdo ditë në monitorimin e pacientëve te spitali COVID-1, Infektivi? Kalo tha se ka katër arsye që të shumë i qetë.