Mjeku në Greqi: Karantina mund të shtyhet edhe pas 30 nëntorit!

6 Nëntor 2020, 17:57

TIRANË- Rritja e rasteve me koronavirus ka rikthyer sërish masat shtrënguese në Greqi. Gjatë një lidhje live për Report Tv, mjeku Vasil Llajo tha se përveç shkollave fillore, në shtetin fqinj çdo gjë tjetër do të jetë e mbyllur, në mënyrë që vendi mos të hyjë në kolaps shëndetësor. Në fjalën e tij mjeku shtoi se shqetësues është fakti se miti se COVID prek vetëm moshat e treta ka rënë, pasi nga rastet ditore që raportohen ka edhe shumë të rinj.

“10 ditshin e fundit, numri i rasteve u shtua shumë. Gati 10 mijë persona më shumë. Kjo gjë e detyroi qeverinë Greke që të kthehet në Lockdaënin e muajit mars. Riparalizohet edhe njëherë i gjithë shteti. Që nga dita e shtunë në mëngjes shtrihet karantina. Përveç shkollave fillore që do të jenë të hapura, të tjerat do të jenë të mbyllura. Edhe aktivitetet tregtare me pakicë e shumicë  do të jenë të mbyllura. Shtimi i rasteve dhe prishja e tabusë që koronavirusi prek moshat mbi 60-65 vjeç, kjo ka bërë që qeveria ët marrë masa të cilat persupozojnë se do kufizojnë shtrirjen e koronavirusit. Dje kishte 2900 të prekur. Nga këto vetëm 1\3 janë mbi 65 vjeç. Të tjerët janë nën kësaj moshe. Në reaminacion janë 187 persona, ku 2\3 janë të rinj. Fatkeqësisht ka prekur edhe persona pa probleme dytësore. Akoma nuk flitet për kolaps. Ka 30% të shtretërve të lirë që mos të vije momenti që sistemi shëndetësor të kolapsohet. 30 nëntori është një pikë referuese. Nuk do të thotë nëse nuk do të ketë rishtyrje të situatës nëse numri i rasteve nuk bie. Është pikë orientuese, por jo përcaktuese. Një nga arsyet e përhapjes së COVID është mos-distancimi fizik, vendosja e maskës. Duhet të jemi më të kujdesshëm se nuk kemi mjete të tjera mbrojtëse nga virusi”, tha mjeku shqiptar në Greqi, Vasil Llajo.