Mjeku Pëllumb Pipero në Repolitix: Pikun e epidemisë e kaluam, tani kemi filluar uljen

14 Prill 2020, 21:29 | Përditesimi i fundit: 2020-04-14 21:31:00

"Një javë e re me më pak numra, dëshmon një trend të rënies së epidemisë në vendin tonë, shpresojmë që të vijojë kështu edhe pse është e pamundur për të bërë parashikime. Tani është java e tretë, kemi një rënie të numrave cka besoj fort se shkon në logjikën apo ecurinë e kësaj epidemie edhe në vendet e tjera dhe do të thotë se e kemi kaluar pikun dhe sheshpushimin dhe besoj se kemi. filluar uljen. Ukja do të jetë graduale, gjysma e dytë e kësaj epidemie do të jetë më e gjatë në kohë, duhet të mos ulet vigjilenca" tha ai.