Mjeku për Report Tv: Kush ka probleme në mushkëri të ketë SHUMË kujdes!

27 Mars 2020, 15:01

TIRANË-  Mjeku pneumolog, Rushan Muhameti ka shpjeguar me detaje se si do të funksionojnë çadrat e triazhimit të cilat janë të stacionuara në QSUT dhe te Spitali i Traumës. Në një intervistë për gazetaren Doris Sallaku, Muhameti ka bërë një analogji me kohën e luftës së parë botërore, nga ku kanë lindur këto çadra, duke shpjeguar se funksioni i tyre është selektimi i të gjithë të sëmurëve, me qëllim për të mbrojtur mjekët nga infektimi me koronavirus.

"Funksioni i tyre është selektimi i të sëmurëve. Do të ndalohen këtu dhe do t'u matet temperatura dhe do t'u merren të gjitha të dhënat. Të sëmurët e tjerë, do të ndalohen këtu dhe pastaj do të kalojnë në urgjencë. Do të plotësojnë edhe një formular. Asnjë nuk është ndalur për problematiket e COVID, është një mënyrë e mirë për të mbrojtur mjekët nga koronavirusi. Arsenali mjekësor që shërbejnë, është përdorur nga Luftën e parë nga Napeoloni, është një term ushtarak dhe ne sot jemi në luftë dhe detyrimisht përdoret ditët e sotme. Këtu janë të vendosura 2, 2 te QSUT, po u rrit kapaciteti i të sëmurëve do të rritet edhe numri i çadra', tha Muhameti.