Mjeku shqiptar i Formula 1 për Report Tv: Në Francë po çojnë të sëmurët rëndë drejt vendeve fqinje! Kush kapet jashtë tre herë pa arsye, të katërtën shkon në burg

4 Prill 2020, 16:52

FRANCË- Mjeku anastezist- reanimator, Teni Kamberi nga Franca është ndalur të flasë për situatën e krijuar ndaj Koronavirusit! Në një lidhje me Skype për Report Tv, Kamberi ka deklaruar Franca nuk ka arritur ende kulmin e të infektuarave, por dita- ditës bilanci sa vjen dhe rëndohet, mjekët po lodhen, disa prej tyre janë infektuar, shtretërit mungojnë. Për shkak numrit të lartë të personave në gjendje të rëndë që janë mbi 6 mijë, ka nisur një solidaritet mes vendeve fqinje duke i dërguar ato në në Zvicër,  në Luksemburg, në Austri dhe në Gjermani.