Mjeku shqiptar në Itali: Duhet bërë kujdes me hapjen, pajisja me maska të jetë e detyrueshme

28 Prill 2020, 15:29

TIRANË- Genc Kapxhiu, mjek në spitalin San Donato në Arezzo, Itali, në një komunikim me Skype për Report Tv, shprehet se rihapja e vendit si në Itali ashtu dhe në Shqipëri, duhet të bëhet ngadalë dhe me mjaft kujdes, pasi deri në gjetjen e një vaksine jemi të rrezikuar nga infektimi.

Duke folur për situatën e Covid-19 në Itali, Kapxhiu thotë se ky virus ka qenë mjaft fatal edhe për të moshuar që jetojnë në azile, ku vetëm dje në zonën ku ai punon kanë ndërruar jetë 10 persona në një ambient ku jetonin 60-të.