Mjeku shqiptar në SHBA, Filip Caushaj: Këtu kanë vdekur shqiptarë, pro masave të marra në Shqipëri!

16 Prill 2020, 15:15

Mjeku shqiptar në Amerikë, Prof.Dr.Philip Filip  Caushaj, Shef Klinike Kirurgjie-USA, gjatë një lidhje me skype në Report Tv ka folur për situatën në SHBA duke thënë se gjendja është e rëndë, pasi masat për izolim dhe distancim social nuk u morën në kohë nga autoritete këtu. Mjeku Caushaj tha se në Neë York, Connecticut dhe Neë Jersey ka shqiptarë të vdekur po numri i saktë i tyre do të bëhet i ditur nga qeveria pas përfundimit të pandemisë.

"Shifrat janë shumë të frikshme deri më shumë se 600 mijë janë prekur dhe mbi 30 mija kanë humbur jetën. Ky është një problem madhor, qeveria jonë nuk qe gati të zbarkojë policisë, të ruajë distancën dhe të vendosi izolimin që ishin më të nevojshme dhe më shpejtë. Besoj që kanë vdekur shqiptarë që Neë York, Connecticut dhe Neë Jersey, por për sa i përket shifrave qeveria nuk do i jap të sakta deri në fund të epidemisë pasi qeveria nuk i ndan në etni, por ka shqiptarë kanë vdekur", tha Caushaj.