Mjeku shqiptar në Spanjë: Edhe spitalet private varen nga Ministria e Shëndetësisë

13 Mars 2020, 14:04

Neurologu Kita Sallabanda Díaz ka përgëzuar masat e marra nga qeveria shqiptare, për të parandaluar përhapjen e koronavirsit duke vënë theksin se vendimi është marrë në kohë dhe kjo do të sjellë një numër jo shumë të lartë të të infektuare. Në një lidhje për Report Tv, ai tha se marrja në kohë e masave është çelësi i suksesit kundër këtij virusi, gje që sipas tij Shqipëria e ka bërë ndryshe nga Spanja. Në një parashikim që ai ka bërë, sipas neurologut, nëse nuk do të kishte ndodhur një gjë e tillë bilanci do të ishte tragjik, pasi Shqipëria nuk një sistem të qëndryeshëm mjekësor.

"Në Spanjë në këtë moment janë 4 mijë të infektuar. Këtu 30% e të sëmurëve janë në gjendje të rëndë. Mjekësia publike spanjolle është një nga më të mirat në botë, është krijuar një komision i emergjencës, që drejtohet nga ministri i Shëndetësisë, dhe ai koordinon gjithë spitalet rreth 70 spitale që kanë 1 qendër emergjence. Të gjithë nuk i përkasin spitaleve tona, por kësaj qendre koordinimi. Të gjithë ne mjekët ikim në spitale të ndryshme sipas nevojë. janë hapur spitale ushtarake pranë spitaleve.

1 mijë shtretër për koronavirusin, 300 shtretër të kujdesit intensiv. Qeveria deri më datë 11 veproi me ngadalësim. Dje ishin 84 të vdekur, sot janë 90, numri i tyre ka rënë ndjeshëm. Mjekët e specializuar kanë filluar të lodhen se kanë filluar të lodhen. Kemi marrë informacione që në çdo nevojë të na marrin. Kemi ndaluar kirurgjitë, operojmë vetëm të sëmurët e urgjencës, dhe të gjithë jemi në dispozicion të kësaj. Këtu njerëzit kanë filluar në mënyrë graduale të ndërgjegjësohen, Spanja është një vend mesdhetar, të mbash radhën për të blerën një buke mbajnë distancën 1 metër. Sot janë pezulluar lokalet në rrugë, duhet të shkojnë në qendra të vogla. Nëse këtë fundjave gjerat shkojnë keq Madridi do izolohet, as mund të dalin as me makina as me tren.