Mjeku shqiptar në Suedi: 50 % e popullsisë mendohet të jetë infektuar

29 Prill 2020, 09:18

Mjeku shqiptar neurokirugu nga Suedia, Armend Agolli foli për qasjen ndryshe që Suedia ka marrë ndaj koronavirusit duke thënë se kjo ka ardhur edhe si pasojë e ndërgjegjësimit të lartë qytetar në vend. Ai tha se deri tani mendohet se 50 % e popullsisë mund të të prekur dhe pikërisht ky ka qenë qëllimi që të krijohej sa më shpejt imuniteti. Mjeku shqiptar Agolli tha se Suedia e ka mirëmenaxhuar krizën dhe nuk ka pësuar kolaps të sistemit shëndetësor.