Mjeku thirrje qytetarëve: Bëni kujdes! Numri i të infektuarve mund të shkojë mbi 100 prej protestave

20 Maj 2020, 22:25

Mbrëmjen e sotme në  emisionin "Repolitix" në Report Tv, folën mbi situatën aktuale mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku nga Tirana dhe mjeku Shpëtim Baci nga Italia të cilët bënë apel për ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve si dhe thirrje për të shmangur protestat apo  grumbullimet. Ulqinaku u shpreh se nëse protestat vazhdojnë me këtë ritëm numri i të infektuarve mund të jetë 3 shifror së shpejti.