Mjeku Tritan Kalo në Repolitix: Oshilacionet në kurbën e të infektuarve. Masat lirohen gradualisht

16 Prill 2020, 22:50

"Pas javës së 5-6, pasi arrin një lloj kulmi, vihet re një lloj horizontaliteti, por jo rrafshimi i kurbës, ecën me ulje dhe ngritje. Edhe tek ne kjo po ndodh, dhe do të vijojë në këtë formë, pasi zbulon pak nga pak edhe mikrovatra, që nuk kanë pasur zhvillime deri këto ditë, apo persona që kanë pasur kontakt dhe pasi kaluan periudhën e inkubacionit shfaqin simptomat". "Është e vështirë të thuhet. Lehtësimin e masave e shoh për dy arsye, së pari për të mos paralizuar ekonomisë dhe së dyti për të lehtësuar psikologjikisht njerëzit. Në Danimarkë ka filluar shkolla. Edhe Zelanda e Re që e shtrëngoi shumë, tani ka filluar liberalizimin gradual duke porositur respektimin e dy masave, distancimin fizik dhe higjienën personale".