Mjeshtri i lahutave dhe çiftelive: 'Lus Zotin për punë, jo për para'

5 Tetor 2018, 16:06

"Lus Zotin përditë, më jep shëndet dhe punë, jo para', por punë". Gazetari Agim Pipa këtë herë ka shkuar në fshatin Shën Vlash, pak kilometra nga Durrësi e Tirana dhe ka takuar mjeshtrin e lahutave dhe çiftelive, Sulejman Ibrahimin.

Prej 40 vitesh i moshuari jeton me gëzim dhe mirënjohje në punishten e tij, përgatitjen e këtyre veglave shqiptare. Ai, si çdo njeri që e dashuron punën që bën, është një i moshuar i mençur dhe plot optimizëm. Të ndjekim historinë e tij dhe të shohim sesi ai u jep shpirt veglave tona muzikore.