Mjeti kthehet përmbys/ 2 të plagosur, një në gjendje të rëndë

4 Qershor 2019, 20:56

VLORË- Një aksident me dy të lënduar është shënuar mesditën e së martës në qytetin bregdetar të Vlorës.

Dy automjete janë përplasur  me njëri-tjetrin në unazën e qytetit. Një automjet tip Lancia është përplasur me një automjet tip Ford dhe më pas me një shtyllë duke u kthyer përmbys. Dy personat u dërguan me ambulancë në drejtim të spitalit të Vlorës, ku sipas informacioneve, një prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet paraprakisht se shkak i këtij aksidenti kanë qenë manovrat e gabuara të njërit nga shoferët.

B.K.