Mjeti përfshihet nga flakët, trafik i rënduar në autostradën Tiranë- Durrës

13 Prill 2019, 14:26

Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në autostradën Tiranë- Durrës. Dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Siç mund të shikoni dhe nga videoja e siguruar nga Shqiptarja.com, si pasojë e aksidentit është rënduar trafiku në autostradë.