Moderatorja e Report TV Odeta Dume dhuron gjak LIVE në emision

31 Mars 2020, 22:36 | Përditesimi i fundit: 2020-03-31 23:10:34

Dhurimi i gjakut shpëton jetë dhe e para që iu përgjigj apelit të mjekëve për ta bërë një gjë të tillë ishte moderatoja e emisionit, Odeta Dume, e cila dhuroi gjak live në televizion duke u treguar të gjithë qytetareve procedurën që kryhet.

Si bëhet dhurimi gjakut? Fillimisht matet niveli i hemoglobinës për të parë nëse qytetari nuk është anemik dhe ka nivelin e duhur të gjakut për të dhuruar, matet temperatura dhe nëse shënon 37.5 gradë atëherë pacienti nuk mund të jap gjak dhe më pas matet tensioni.